Çela: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë zbuloi aktivitetin e grupeve kriminale
E ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", gazetarja investigative Lindita Çela vlerësoi operacionin e fundit të SPAK si ndër më të suksesshmit, por ngriti pikëpyetje mbi mungesën e arrestimeve, pavarësisht provave të forta dhe përmasave të mëdha të hetimeve.
" Janë 3 jo dy sepse SPAK-u ditën të premte ka lajmëruar dhe operacionin e suksseshëm mbi trafikun e cigareve, mbi evazionin fiskal dhe numri i personave të hetuar është shumë më i madh se i dosjes "Troplini", shumë më i madh se i dosjes së fundit që ishte njoftimi sot dhe çështje shumë e rëndë përsa i përket pasojave për vendin dhe për komunitetin europian. Po të lexoni dosjen, do e konsideroja një ndër operacionet më të suksesshme.
Po ti rikthehemi dhe kohës zgjedhore ka pasur denoncime të shpeshta, ka pasur dhe thirrje publike për prezencën e punonjësve apo të strukturës së posacme. Në qoftë se gjatë kësaj periudhe zgjedhore trupat e SPAK-ut do të përfshihen unë nuk e di kush do ishte narrative por gjykoj që të paktën në këtë panel do ishte e rëndësishme për të ngritur pyetjen se sa rezultat ka pasur puna e ndërhyrjes dhe sa procesi hetimor ka arritur të provoj implikimin apo përfshirjen e personave të akuzuar dhe mbi të gjitha ne ndoshta mund të ngrejmë pyetjen si është e mundur që me operacionet kaq të suksseshme të lë perceprimin që vepra penale është e argumentuar, është e provuar dhe personat nesër mund të përballen përballë drejtësisë me akuzat për të cilat ndalen, pyetja është sesi ka mundësi që nuk u arrestuan.
Një pjesë shumë e madhe e aktivitetit të përfshirjes së grupeve kriminale është siguruar falë bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtar", u shpreh Çela.

