Prençi: SPAK-u bën fraksione të çështjeve dhe i përdor kur i duhen politikës
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, ngriti akuza të forta ndaj ndikimit politik mbi SPAK-un dhe standardet e dyfishta në hetimin e çështjeve korruptive dhe kriminale në Shqipëri.
"SPAK-u sapo takon në çështje implikime të deputetëve, të ministrave, të zyrtarëve të lartë, bën një fraksion edhe e lë të fle atje dhe e bashkon pastaj kur të ketë për të goditur kryeministri diçka.
Ka përdorime të politikës ndaj SPAK-ut dhe pse vazhdimisht unë kam thënë e mbështes SPAK-un, është proces i vështirë procesi i hetimit, ka vonesa në hetimin e një çështjeje, siç është kjo çështja që vjen nga Findlanda prej 2 vitesh. Por siç ishte gjatë 5 vite problemi i ngritur nga autoritetet britanike për kontrabandën e cigareve dhe nuk do goditej kurrë po të mos e ngrinin shqetësimin britanikët sepse ky shqetësim është ngritur disa herë për autoritetet doganore shqiptare, por në mënyrë kategorike merrej peng nga politika dhe nuk mund të vepronin.
Ka dy standarte, të gjitha çështjet që vijnë nga Findlanda, nga Italia, nga Spanja, nga Franca, nga Britania dhe nga të gjithas vendet e BE-së, SPAK-u është i suksesshëm edhe pse hetimet vonojnë dhe atje
Çuditërisht kemi disa çështje shumë të nxehta në Shqipëri që kapërcejnë përtej 3 milionshit të drogës, përtej 36 milionshit të kontrabandës së cigareve, këto disa dhjetra milion deri në qindra milion euro që kanë të bëjnë me investimet, me abuzimet me fondet publike, pa i përmendur se është bërë e bajatshme tani ta përmendim inceneratorët apo koncensionet e rrugëve.
Grupet kriminale shqiptare nuk po lënë majë pa pushtuar ashtu si nëna parti", u shpreh Prençi.

