DOKUMENTI/ 19 deputetë kërkojnë nga KAS rrëzimin e KQZ-së dhe heqjen e mandatit të kryebashkiakut për Kreshnik Hajdarin

DOKUMENTI/ 19 deputetë kërkojnë nga KAS rrëzimin e

Një pjesë e grupit parlamentar demokrat kërkon shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Përmes një shkrese zyrtare 19 deputetë të opozitës i kërkojnë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzimin e vendimit të KQZ-së kundër nismës së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për heqjen e mandatit të kryebashkiakut, pasi sipas tyre Hajdari fshehu një dënim të viteve më parë nga drejtësia greke.

Emri i Kreshnik Hajdarit, ndodhet mes emrave të 18 personave të dënuar, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga Policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie në Kuçovë.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ja ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami, monedhë që në atë periudhë përdorej në Greqi para hedhjes në treg të euros.

Ky dënim nuk është deklaruar në formularin e vetëdeklarimit nga Hajdari. E për pasojë, kualicioni “Bashkë Fitojmë” dhe banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojnë.

Duke kërkuar nga këto institucione heqjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë, për shkak të papërshtatshmërisë ligjore, penale dhe morale të këtij zyrtari.

DOKUMENTI

DOKUMENTI/ 19 deputetë kërkojnë nga KAS rrëzimin e

DOKUMENTI/ 19 deputetë kërkojnë nga KAS rrëzimin e

EMISIONET