DOKUMENTI/ Gara në SPAK, a pati hile në KLP? Ja renditja pikë pas pike. Prokurorja Domi, dështimi i kësaj gare

DOKUMENTI/ Gara në SPAK, a pati hile në KLP? Ja renditja pikë pas

“Ora News” ka zbardhur proces-verbalin e pikëzimit të 8 prokurorëve kandidatë për 3 vendet vakant në prokurorinë e Posaçme SPAK.

Gara u zhvillua ditën e djeshme, ku 8 prokurorë nga prokuroritë e ndryshme u dëgjuan lidhur me platformat e tyre të eksperiencës dhe mënyrën se si duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në garë kanë qënë emra të njohur prokurorësh, Bledar Maksuti, Ols Dado, Anita Jella, Ndini Tavani, Kreshnik Ajazi, Pali Deçolli, Albert Kuliçi, Sonila Muhametaj.

Ku dikush me shumë eksperiencë në çështjen e goditjes së krimit të organizuar dhe dikush tjetër në çështjet e korrupsionin, premtoi se nëse do bëhej pjesë e SPAK do luftonte pa kompromis krimin e të gjitha niveleve.

Dështimi i kësaj gare ishte zv/drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Sonila Muhametaj (Domi), të cilën disa media e cilësojnë si prokurore të hekurt dhe që ka luftuar e shpartalluar grupet kriminale dhe zyrtarët e korruptuar.

Sonila Domi, u rendit e fundit mes 8 kandidaturave me vetëm 203 pikë.Ky ishte një dështim mbi pritshmëritë dhe në raport me kandidaturat e tjera.

Pikëzimi i çdo kandidati publikohet sot nga “Ora Neës”, ku dukshëm kandidati Ols Dado i propozuar me komandim në SPAK nga Altin Dumani, ka një diferencë të madhe pikësh, duke dalë në krye të listës.

Plot 227 pikë për Olsi Dadon, i cili aktualisht vijon detyrën si i komanduar në SPAK dhe është prokurori i çështjes së Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës, lidhur me sipërfaqen e tokës prej 5512 m2 mbi të cilën është ndërtuar një resort në Gjilekë-Dhërmi.

Ols Dado ka punuar fillimisht në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej nga Ina Rama, prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Me sa duket hija e Ina Ramës e ka ndjekur dhe tek ngritja e shkallëve të karrierës.

Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej vitit 2020 ai u komandua në Prokurorinë e Përgjishme si ndihmës magjistrat dhe së fundmi me propozim të Dumanit ishte komanduar pranë SPAK nga KLP-ë.

Tashmë me këtë pikëzim, Ols Dado e ka të garantuar mandatin 9 vjeçar në SPAK.

E dyta në listën e fituesve ka dalë prokurorja Anita Jella, që tashmë mban postin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit. Anëtarët e KLP kanë vlerësuar Jellën me 226 pikë.

Jella, e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, ka punuar si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Prej 9 maj 2018, Anita Jella është drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

I treti fitues për të qënë pjesë e SPAK ka dalë prokurori i Tiranës Ndini Tavani. I provuar në shumë raste të hetimit të dosjeve korruptive dhe falsifikimit të dokumentave, Tavani është vlerësuar nga KLP me 218 pikë.

Tavani, hyn në kategorinë e prokurorëve të ndershëm dhe ka në CV e tij dhjetëra dosje të hetimit të korupsionit, pastrimit të parave dhe abuzimit me tenderat. E fundi çështje koruptive ishte ajo e procedimit dhe arrestimit të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Vlerësimi i KLP për Ndini Tavanin ka një shënim në process-verbal, ku dukshëm dallohet se ai është vlerësuar me 2017 pikë. Por pas një shënimi mbi numrin 7, është vendosur numri 8, duke u renditur i treti në garë.

Me vlerësimin 2018 pikë, Ndini Tavani la poshtë kolegun e tij të Tiranës, prokurorin tjetër të ndershëm Bledar Maksuti, i cili njësoj si Ndini është vlerësuar me 217 pikë, duke u renditur i katërti, pikë këto që e lënë jashtë garës për të qënë pjesë e SPAK.

Bledar Maksuti është autor i hetimit të dhjetëra dosjeve me natyrën e korrupsionit, mashtrimit me shumat e mëdha dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë që Bledar Maksuti realizua zbardhjen në kohë rekord të grupit kriminal që ekzekutuan Behar Sofinë në qëndër të Tiranës.

Pjesë e kësaj gare ishte dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Ky i fundit u paraqit në KLP me një CV të ngjeshur të hetimit të dosjeve për krimin e organizuar.

Shumë nga dosjet që SPAK ka aktualisht nën hetim, fillimisht janë hetuar nga prokuroria e Elbasanit dhe më pas Kreshnik Ajazi ka shpallur moskopetencën duke ja kaluar për hetime të mëtejshme SPAK.

Rasti i fundit ishte hetimi i bandës së Laert Haxhiut dhe arrestimi i disa personave.

Ajazi ka ambicie për të qënë një prokuror karrierist, për shkak edhe të gëzimit të mbështetjes politike në PS. Por në këtë garë kandidatura e Ajazit, ishte një dështim pasi u rendit i 5 me vetëm 215 pikë.

Poshtë tij është renditur prokurori i Durrësit Pali Deçolli me vetëm 209 pikë dhe i parafundit në listën e kandidatëve është Albert Kuliçi me 206 pikë.

Ndërsa e fundit është zv/drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Sonila Muhametaj me 203 pikë.

RENDITJA DHE PIKËT

Ols Dado                 227 pikë

Anita Jella              226 pikë

Ndini Tavani           217-218 pikë

Bledar Maksuti       217 pikë

Kreshnik Ajazi        215 pikë

Pali Deçolli             209 pikë

Albert Kuliçi           206 pikë

Sonila Domi            203 Pikë

DOKUMENTI/ Gara në SPAK, a pati hile në KLP? Ja renditja pikë pas

spak elton qyno

EMISIONET