Bardhi flet nga Kukësi: Fokusi kryesor tek Reforma Zgjedhore

Gazmend Bardhi ka folur nga Kukësi ku është shprehur se opozita ka zgjedhur anëtarët që do të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhore ku bashkë kryetar do të jetë Oerd Bylykbashi ndërsa janë propozuar për anëtar të këtij komisioni: Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji,Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili

Gazmend Bardhi: Mesazhi që ne donim të përcillnim me mbledhjen e mbajtur sot në Kukës lidhet me faktin kjo është një javë e rëndësishme me qytetarët e Kukësit, ata do duhet të zgjedhin  të bëjnë realisht ndryshimin duke i dhënë fund modelit që gjithë qytetarët panë që ofronte bashkia për Kukësin.

Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javës që vjen, ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt vendimin për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni.

Ku bashkë kryetar është bashkë kryetar Oerd Bylykbashi.

Ndërkohë që anëtarë të këtij komisioni propozohen: Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji,Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili kjo është përbërja dhe përfaqësuesit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore i cili do duhet të rikonceptohet edhe për shkak të dy arsyeve madhore.

Së pari sepse brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e këtij komisioni do duhet të jenë edhe rekomandimet e dala nga raporti i OSBE-ODHIR.

EMISIONET