"4 MLN EURO PËR KANYE, FYERJE", Berisha: Rama i mori nga fondi rezervë, është antikushtetuese
Sali Berisha në bashkëbisedimin me ndjekësit e tij e përqendroi tek akuzat ndaj qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West. Ai e cilësoi përdorimin e fondit rezervë për koncertin si shkelje të Kushtetutës, ndërsa u ndal edhe te dosja "Aruba", paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio për ekstremizmin e majtë. Kryedemokrati po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës qytetare në bulevard.
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kryer shkelje të Kushtetutës duke përdorur fondin rezervë të qeverisë për financimin e koncertit të Kanye west.
Permes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryedemokrati tha se se ky vendim është një fyrje për shqiptarët.
Sali Berisha: "Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë... dhe këtë fond e ndan me Kanye Ëest. Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi. Pagesa 4 milionë për Kanye Ëest është një fyerje, është një injorim i tmerrshëm për shqiptarët."
Ai u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se revolta qytetare po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.
Duke folur për drejtësinë, kreu i demokratëve tha se institucionet veprojnë sipas urdhrave të qeverisë për dosjen "Aruba".
Sali Berisha: "Kjo është një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama. Është bërë famoze në botë dosja e Arubës... Prokuroria ka publikuar emrat e biznesmenëve dhe trafikantëve, por jo emrat e qeveritarëve që ishin aty. Ata janë dëshmi flagrante e narkoshtetit."
Lideri demokrat u ndal edhe te samiti i NATO-s, të cilin e cilësoi historik për Aleancën, ndërsa kritikoi mënyrën se si u përfaqësua Shqipëria.
Sali Berisha:"Samiti i NATO-s ishte një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës. I vetmi vend që u përfaqësua në mënyrën më qesharake ishte Shqipëria... Shqipërinë e përfaqësoi një individ që, sikundër fyen Kushtetutën e vendit të tij, shkel edhe rregullat e protokolleve ndërkombëtare."
Edhe një herë, Berisha ritheksoi thirrjen për mobilizim qytetar, duke deklaruar se protestat qytetare do të vazhdojnë si kundërshtim ndaj qeverisë dhe vendimeve të saj.

