“15 dënime në 20 vite, në kërkim nga policia”/ Balla zbulon EMRIN e protestuesit me precedentë të mëparshëm penal

Ndër protestuesit që janë evidentuar me precedentë penalë, Taulant Balla tha se një prej tyre është Anton Frroku, i dënuar 15 herë në 20 vjet.

“Protestuesit e vërtetë sot ndahen qytetarët që mbushin bulevardin dhe një grup personash me precedentë penalë. Kush bën dhunë, është element me precedent të rëndë kriminal. Kur kemi filluar të bëjmë transparencën, sapo kam njoftuar që njëri prej tyre, person në kërkim që s’është ndaluar, por vjen të bëjë dhunë aty, i dënuar në 20 vjet, 15 herë. Anton Frroku, është në kërkim nga policia, e keni aty”, tha Balla.

 

EMISIONET