Aktorja aksidentohet në shtëpi. Ruby Rose përfundon në spital: Ju lutem ejani dhe më nxirrni jashtë!

Aktorja aksidentohet në shtëpi. Ruby Rose përfundon në

Modelja dhe aktorja australiane Ruby Rose është dërguar në spital pasi pësoi një aksident të pazakontë në shtëpinë e saj, ku ka thyer dy brinjë.

Sipas vetë saj, incidenti ndodhi teksa po tentonte të hynte në pishinë, por humbi ekuilibrin dhe u përplas me murin anësor para se të binte në ujë. Përplasja rezultoi e fortë dhe kërkoi ndërhyrje mjekësore.

Rose e ka ndarë ngjarjen edhe në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video të momentit të aksidentit, duke e komentuar me humor pavarësisht dhimbjes.

“Ju lutem ejani dhe më nxirrni jashtë, ia bëra vetes këtë,” ka shkruar ajo në postim.

Aktorja ka treguar gjithashtu se është duke u rikuperuar dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Ajo ka kujtuar edhe një dëmtim të mëparshëm gjatë xhirimeve të serialit Batwoman në vitin 2019, ku kishte pësuar gjithashtu një thyerje brinje.

Pavarësisht lëndimit, Ruby Rose ka vijuar ta trajtojë situatën me humor, ndërsa fansat e saj i kanë dërguar mesazhe të shumta urimi për shërim të shpejtë.

EMISIONET