YouTuber-ët argjentinas futen pa leje në stadium / Arrestohen gjatë ndeshjes së Kupës së Botës

YouTuber-ët argjentinas futen pa leje në stadium / Arrestohen

Dy YouTuberë argjentinas, Beni Marmol dhe Pato Perotta, janë përballur me akuza penale pasi arritën të futeshin pa bileta në stadiumin “Hard Rock” në Miami gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës.

Sipas autoriteteve policore, ata kanë arritur të kalojnë disa nivele sigurie duke përdorur akreditime të skaduara dhe më pas kanë hyrë në stadium për të ndjekur ndeshjen mes Portugalisë dhe Kolumbisë, me synimin për të bërë transmetim live.

Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej tyre ka pranuar se është influencer dhe kishte planifikuar të transmetonte nga stadiumi, ndërsa tjetri ka deklaruar se kishte përdorur dokumente nga një event i mëparshëm.

Dy YouTuberët janë arrestuar për “pengim të një eventi sportiv ose argëtues”, vepër që në rast dënimi mund të sjellë deri në 5 vite burg dhe gjobë financiare. Më pas ata janë liruar me kusht.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, pavarësisht lirimit, dyshja nuk do të lejohet të afrohet më pranë stadiumeve ku zhvillohen ndeshjet e turneut, ndërsa rasti ka hapur debat të gjerë për sigurinë në evenimente të mëdha sportive.

EMISIONET