Sharon Stone trondit me rrëfimin / “Ndjeva lehtësim pas vd*kjes së nënës sime”

Aktorja e njohur Sharon Stone ka ndarë një rrëfim emocional për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke pranuar se pas vdekjes së nënës së saj në vitin 2025 ndjeu lehtësim.
Në një intervistë për podkastin e CNN me Anderson Cooper, Stone tha se nëna e saj kishte jetuar gjithë jetën e përballur me trauma, frikë dhe ndjenjë turpi, gjë që kishte ndikuar edhe në marrëdhënien e tyre familjare.
“Nëna ime ishte një person shumë i traumatizuar. Ajo nuk arriti kurrë të çlirohej nga frika dhe turpi që mbante brenda vetes”, u shpreh aktorja.
Stone theksoi se kujdesi për një prind të sëmurë për një kohë të gjatë mund të jetë emocionalisht rraskapitës, duke shtuar se ndjenja e lehtësimit pas humbjes nuk duhet parë si diçka e gabuar apo e turpshme.
Sipas saj, shpesh njerëzit nuk flasin hapur për këto emocione, megjithëse ato janë reale dhe të zakonshme në raste të ngjashme, sidomos kur periudha e kujdesit ka qenë e gjatë dhe e vështirë.


