Pl*gosi Brian Syzon në Pogradec, Gjykata lë në burg Nikolla Agollin dhe bashkëpunëtorin e tij

Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuarit Nikolla Agolli dhe David Prifti, të akuzuar si autorë të dyshuar të plagosjes me armë zjarri pak ditë më parë të Brian Syzos (foto kryesore), pas një konflikti me motiv hakmarrjeje.
Seanca e masës së sigurisë zgjati dy orë, u mbajt me dyer të mbyllura dhe përfundoi në orët e para të pasdites së sotme.
Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, teksa në kërkim janë shpallur edhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë.
Seanca nisi në orën 11:00 dhe përfundoi rreth orës 13:00. Brian Syzo mori plagë plumbi në pjesën e këmbës, teksa ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3 në Pogradec. Autor kryesor dyshohet Agolli (foto poshtë).

