Danny Glover zbulon diagnozën / Aktori flet për përballjen me Alzheimer

Aktori i njohur amerikan Danny Glover ka bërë publike se është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, duke folur për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore në një intervistë televizive.
79-vjeçari konfirmoi se diagnozën e ka marrë pas vitit 2022, periudhë kur ishte nderuar me një çmim Oscar nderi. Ai tha se po përpiqet ta përballojë sëmundjen me qetësi dhe vetëdije për atë që mund të vijë në të ardhmen.
“Jam i vetëdijshëm se, ndërsa sëmundja përparon, gjërat do të ndryshojnë,” u shpreh aktori, duke theksuar se po mundohet të ruajë stabilitetin emocional në këtë fazë të jetës.
Glover tha gjithashtu se mbështetja e familjes ka qenë vendimtare për të përballuar diagnozën, ndërsa vajza e tij, Mandisa Glover, theksoi rëndësinë e transparencës dhe kontrollit të vetë aktorit mbi historinë e tij personale.
Gjatë intervistës, ai reflektuar edhe mbi karrierën e gjatë në Hollywood, duke kujtuar projekte të rëndësishme filmike dhe angazhimin e tij social, veçanërisht në fushën e edukimit dhe drejtësisë shoqërore.
Aktori ka folur më herët edhe për sfida të tjera shëndetësore, përfshirë betejën me epilepsinë që nga adoleshenca, duke e bërë historinë e tij një rrëfim të gjatë përballjeje me vështirësi të ndryshme shëndetësore.


