Greva në Rinas, Basha akuza Ramës: E di se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët

Greva në Rinas, Basha akuza Ramës: E di se do të humbasë,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon lidhur me situatën e krijuar në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit "Nënë Tereza" dhe pezullimin e të gjitha fluturimeve.

Përmes një statusi në Twitter, Basha shprehet se pas grevës në Rinas qëndron vetë kryeministri Rama.

Sipas kryedemokratit, Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët, përcjell Ora News.

Lexo edhe: Qeveria flet për grusht shteti, Rama: Pas bojkotit në Rinas fshihen Saliu e Iliri. Kërcënon kontrollorët

Lulzim Basha: Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

Lexo edhe: Rinas, 13 fluturimet e ditës së sotme që anullohen

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare”, do të shprehej më herët kryeministri Edi Rama.

EMISIONET