Malaj: Menaxhimi efektiv i shpenzimeve publike, thelbësor për stabilitetin ekonomik

Malaj: Menaxhimi efektiv i shpenzimeve publike, thelbësor për

Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në takimin mbi forcimin e mekanizmave dhe matjen e performancës së funksioneve të Thesarit, për menaxhimin e parasë së gatshme, të organizuar nga “PEMPAL Treasury Community of Practice (TCOP)”, me pjesëmarrjen e 17 vendeve të ndryshme, që po ndajnë përvojat mbi reformat e ndërmarra në këtë fushë nga Ministria e Financave.

“Ndamë nevojën thelbësore për të forcuar sistemet tona të menaxhimit financiar publik dhe zbatimin e praktikave më të mira”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, janë ndërmarrë një sërë hapash në këtë kuadër, si përmirësimi i sistemeve të planifikimit dhe kontrollit të buxhetit, rritja e transparencës dhe llogaridhënies duke përsosur automatizimin e proceseve të planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, zbatimi i reformave institucionale dhe ndërtimi i kapaciteteve, si dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Menaxhimi efektiv i shpenzimeve publike, tha ai, është thelbësor për sigurimin e stabilitetit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe për këtë, struktura e Thesarit luan një rol kyç.

“Përmes mekanizmave të konsoliduar kontrollojmë dhe monitorojmë nga afër shpenzimet, duke siguruar që çdo qindarkë e investuar të shkojë drejt projekteve dhe programeve që kanë një ndikim të prekshëm në mirëqenien e qytetarëve tanë”, deklaroi Malaj.

Nga ana tjetër, shtoi ai, po punohet fort për të rritur efikasitetin operativ, për të zbutur rreziqet financiare, si dhe për të siguruar që burimet publike të menaxhohen sa më mirë.

EMISIONET