Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikthehen në tapetin e kuq pas dy vitesh

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikthehen në tapetin e kuq pas dy

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë rikthyer në tapetin e kuq pas më shumë se dy vitesh. Çifti mori pjesë në premierën e dokumentarit “Travis Barker: Louder Than Fear”, të organizuar në kuadër të Festivalit të Filmit Tribeca në New York.

Të dy u shfaqën të veshur me të zeza, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe djali i Travis Barker, Landon, 22 vjeç.

Dokumentari i ri sjell historinë e jetës personale dhe karrierës së bateristit të grupit Blink-182. Projekti do të transmetohet në platformën Hulu duke nisur nga 13 gushti.

Edhe pse nuk shfaqen shpesh në evente publike, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker vazhdojnë të ndajnë momente nga jeta e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale.

Çifti u martua në vitin 2022 dhe kanë një djalë, Rocky, i cili është dy vjeç. Për fansat e tyre, kjo dalje në tapetin e kuq shënoi një nga paraqitjet e rralla të përbashkëta në publik gjatë viteve të fundit.

EMISIONET