FOTO/ Botohet studimi i ri me mbi 100 vjet histori të sportit të qitjes

FOTO/ Botohet studimi i ri me mbi 100 vjet histori të sportit të

Sporti i qitjes rreth viteve 1895 – 1990” titullohet botimi i ri i Ilir Dojka dhe Erjonilda Dojka, një studim i trajtuar si një udhëtim në më shumë se 100 vjet histori të sportit të qitjes në vendin tonë.

Në mozaikun e pasur të historisë sportive shqiptare, qitja zë një vend të veçantë si një disiplinë që ndërthur traditën, mjeshtërinë dhe identitetin kombëtar.

Botimi i sjell lexuesit një pasuri të rrallë informacioni, dokumentesh dhe dëshmish, duke e shndërruar në një arkiv të vyer për studiuesit, sportdashësit dhe brezat e rinj.

FOTO/ Botohet studimi i ri me mbi 100 vjet histori të sportit të

Albumi paraqet në rend kronologjik fotografi, kupa, medalje, stema, ftesa, spartakiada dhe dokumente të tjera historike, të cilat hedhin dritë mbi rrugëtimin e sportit të qitjes në Shqipëri.

FOTO/ Botohet studimi i ri me mbi 100 vjet histori të sportit të

Përmes imazheve dhe materialeve autentike, lexuesi ndjek evolucionin e një tradite që i ka rrënjët thellë në historinë shqiptare, duke nisur nga mjeshtrit armëpunues, garat tradicionale të nishanxhinjve dhe deri te organizimi i kampionateve të para zyrtare.

Ky botim i ri sjell në vëmendje figura, ngjarje dhe momente që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit shqiptar.

Realizimi i këtij botimi është mbështetur dhe nga Albanian Sports Science Association (ASSA).

Më shumë sesa një album fotografik, ky botim është një homazh për brezat e sportistëve, trajnerëve dhe te pasionuarve të qitjes që kanë kontribuar në ndërtimin e një tradite të pasur sportive.

EMISIONET