EMRI/ Lëvizte me dokumente false italiane, Interpoli arreston në Belgjikë të burgosurin e përjetshëm të shumëkërkuar

EMRI/ Lëvizte me dokumente false italiane, Interpoli arreston në

Një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar në Belgjikë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

Në pranga ka rënë Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i cili u lokalizua dhe u kap nga autoritetet belge.

Sipas Policisë së Shtetit, në momentin e arrestimit ai posedonte dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara.

Arrestimi u realizua falë shkëmbimit të informacioneve mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit dhe Interpol Brukselit.

Gjinarari rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm pas njohjes në Shqipëri të një vendimi penal të autoriteteve italiane. Vendimet përkatëse janë marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2014 dhe nga Gjykata e Apelit Korçë në vitin 2019.

Ai është dënuar për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasje me paramendim, trafik narkotikësh, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kryerje të veprave penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Aktualisht vijojnë procedurat mes Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit për ekstradimin e tij dhe ekzekutimin e vendimit të formës së prerë.

EMISIONET