Papa Leone XIV pret presidentin e Koresë së Jugut në Vatikan

Papa Leone XIV pret presidentin e Koresë së Jugut në Vatikan

Papa Leone XIV priti sot në Vatikan, presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në një takim që u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare, raportoi “Vatican News”.

Pas takimit me Papa Leone XIV, presidenti u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, dhe kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, ku u vlerësuan marrëdhëniet e mira, mes Selisë së Shenjtë dhe Koresë së Jugut, të vendosura 63 vite më parë.

Bisedimet trajtuan gjithashtu kontributin e Kishës Katolike në shoqërinë koreane, veçanërisht në arsim dhe ndihmë sociale, si dhe përgatitjet për “Ditën Botërore të Rinisë 2027”, në Seul.

Në qendër të diskutimeve ishin edhe tensionet në Gadishullin Korean dhe nevoja për dialog e stabilitet rajonal.

Presidenti Lee, në një aktivitet të mëparshëm në Romë, rikonfirmoi angazhimin e tij për paqe dhe dialog me Korenë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e uljes së tensioneve dhe forcimit të besimit ushtarak.

Vatikani, nga ana e tij, përcolli mesazhin se dialogu dhe pajtimi mbeten thelbësore për tejkalimin e mosmarrëveshjeve në gadishull. 

EMISIONET