MUSKUJ PËR NJË PLEQËRI AKTIVE/ Aktiviteti dhe forca muskulore, çelësi i një jetese më të mirë
Aktiviteti aerobik ju ndihmon të jetoni më gjatë, ndërsa forca muskulore ju ndihmon të jetoni më mirë. Ekpsertët thonë se kombinimi i të dyjave është receta më e mirë për një pleqëri më të shëndetshme dhe më aktive.

Shumica e njerëzve e lidhin aktivitetin fizik me ecjen, vrapin apo çiklizmin. Këto forma të aktivitetit aerobik janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për jetëgjatësinë.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se stërvitja e forcës është po aq e rëndësishme, sidomos për ruajtjen e cilësisë së jetës gjatë plakjes.
Sipas studiuesit Stuart Phillips nga Universiteti McMaster në Kanada, forca është motra e neglizhuar në tryezën e shëndetit.
Ai shpjegon se muskujt e fortë na ndihmojnë të ruajmë pavarësinë, ekuilibrin dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme edhe në moshë të thyer.
Lajmi i mirë është se nuk nevojitet domosdoshmërisht një palestër apo pajisje të shtrenjta për të filluar.
Ekspertët rekomandojnë dy seanca në javë, nga 20 deri në 30 minuta secila.
Ushtrime të thjeshta si ulje-ngritjet nga karrigia, squats, lunges, pompa në mur, plank dhe ecja duke mbajtur pesha të lehta mund të jenë mjaft efektive.
Epidemiologia Jess Gorzelitz nga Universiteti i Ioëa-s thekson se përfitimet më të mëdha i marrin ata që kalojnë nga mungesa totale e aktivitetit në një nivel bazë stërvitjeje. Me fjalë të tjera, edhe pak ushtrime janë shumë më mirë sesa asgjë.
Një parim kyç është progresi gradual. Nuk ka nevojë për lodhje ekstreme rëndësi ka vazhdimësia dhe konsistenca.
Përfitimet nuk janë vetëm fizike. Stërvitja me pesha mund të përmirësojë humorin, të ulë ankthin dhe të rrisë ndjesinë e mirëqenies.
Ajo gjithashtu ndihmon në ruajtjen e masës muskulore, e cila zakonisht zvogëlohet me kalimin e viteve.

