"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave, burri i drejtoreshës së OBP-së Edigon Pogaj kopsit pazaret, luks dhe pastrim parash"

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit

Ashtu si ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara Alrinda Pogaj dyshohet se qëndron në krye të një grupi kriminal, i cili vepron në manipulimin e procedurave tenderuese, paracaktimin e fituesve të tenderave, korrpsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe mashtrim.

Disa sinjalizime, fakte, rrethana dhe dëshmi të kryqëzuara tregojnë edhe mënyrën e grupit kriminal, rolet e anëtarëve, qëllimet dhe përfitimet.

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit
(Edigen dhe Arlinda Pogaj)

Edigen Pogaj është bashkëshorti i drejtoreshës së OBP, Arlinda Pogaj. Ai punon si jursit pranë kompanisë Shpresa Al të Lush Osmanit. Edigen Pogaj vepron si sekser mes OBP dhe një rrethi biznesmenësh që përfitojnë tendera me pazar në tavolinë nga OBP. Edigen Pogaj kontakon përmes një numri të huaj pronarët e kompanive që shprehin interes për të marrë pjesë në tendera që organizohen nga OBP, me në krye bashkëshorten e tij.

Edigen Pogaj takohet dhe finalizon pazaret me përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë në dy lokacione; Në Rrugën Myslym Shyri dhe tek zyrat e Shpresa Al në fillim të Bulevardit Zogu I. Ka telefonata dhe takime të regjistruara. Në këto takime finalizohet pazari, i cili konsiston në përqindjen që duhet të japë biznesmeni, pra tarifën e korrupsionit që varion nga 20-30 % të vlerës së tenderit, mënyrës se si do qepen përqindja, qepja e kritereve për fituesin e paracaktuar, menaxhimi i ndonjë konkurrenti të mundshëm që mund të prishë skemën me ofertë të ulët dhe ankesa, diktimin e fondit limit dhe ofertës fituese etj.

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit
(Mirela Zholi dhe Entela Postoli)

Pasi çifti Edigen dhe Arlinda Pogaj arrijnë pazarin me pronarin e kompanisë që do të fitojë tenderin, zonja Pogaj angazhon dy të besuarat e saj, Mirela Zholi dhe Entela Postoli, me rol kyç në aktivitetin e grupit kriminal. Mirela Zholi dhe Entela Postoli qepin kriteret që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë për tenderin e shpallur. Ashtu siç vepronte grupi i AKSHI-t, kriteret negociohen me operatorin ekonomik të paracaktuar fitues, siç u operua për shembull me kriteret për tenderin 3.7 milionë euro për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit, që i përshtaten kompanisë së Edmond Shahinit.

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit
(Mirela Zholi)

Mirela Zholi është dora e zezë dhe e besuar e Arlinda Pogajt në aktivitetin kriminal të grupit, për diktimin e tenderave. Për rolin e saj në manipulimin e procedurave tenderuese, Mirela Zholi merr përqindjen e saj nga çifti Edigen dhe Arlinda Pogaj. Edhe pse me një rrogë modeste, Postoli nuk kujdeset për t’a fshehur luksin, i cili besohet se buron nga korrupsioni me tenderat e OBP. Ashtu si Pogaj, Mirela Zholi dyshohet se ka pastruar miliona euro në pasuri të paluajtshme, kamufluar në emrin e familjarëve dhe personave të besuar.

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit
(Erion Shylla)

Grupi kriminal i çiftit Pogaj nuk mund të realizonte qëllimet e tij, vjedhjen e parave publike, pa rolin e Erion Shtyllës, i cili është vendimtar në finalizimin e çdo afere korruptive të Arlinda Pogajt me tenderat. Erion Shtylla, lidhje e fortë dhe e besuar e çiftit Pogaj, vlerëson dhe certifikon tenderin e diktuar. Erion Shtylla, në koordinim me Arlinda Pogajn, dikton anëtarët e komisioneve të vlerësimit të ofertave. Erion Shtylla dhe Mirela Zholi, për veprimtarinë kriminale të të cilëve do të sjellim deteja në vijim, janë dora e korrupsionit të Arlinda Pogaj në përvetësimin e dhjetëra milionë euro përmes manipulimit të procedurave tenderuese.

Grupi i dyshuar kriminal ka diktuar qindra milionë euro tendera për bosin e prostitucionit Lefter Lamajn, trafikantin Gëzim Salillarin i njohur si Gëzimi i Kashtës, mashtruesin Nadir Çausholli, Behar Çukaj, Safet Gjici, Eral Myftaraj, Jetmir Pepa, Klod Allajbeu, Elgert Laskaj, Janis Karathano, Vilma Nushi, Merita Sheqi, Artur Kadareja, Orion Struga, Lulzim Qefalia, Argita Bojaxhiu, Aqif Hoxha, Shkëlqim Verdha, Shpresa Joanidhi, Engjëll Hoxha, Hervin Fora, Orjada Jaho, Ermal Rizaj, Albert Metani, Rasim Hamzaraj, Ilir Shehu, Fredi Marra, Florjan Muha, Besnik Çullhaj, Gentian Kreka, Shaqir Alcani, Gentiana Peshkatari, Ardian Sulollari, Agim Kajmaku, Piro Zoga, Xani Zoga, Jemin Toto etj.

Afera 3.7 milionë euro që sfidon SPAK-un, qepen kriteret e tenderit për Mond Shahinin

Operatori i Blerjeve të Përqendruara me në krye Arlinda Pogaj zhvilloi një tender me vlerë 359 milionë lekë ose 3.7 milionë euro për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit, duke hartuar kriteret që i përshtaten kompanisë së Edmond Shahinit, Edmond Shahini, i njohur si Edi i Mektrin Motors, përfaqësues i Land Rover dhe Volvo në Shqipëri.

Sipas dokumentave, përmes këtij tenderi OBP do të blejë 76 automjete SUV për forcat e policisë, nga të cilat 20 automjete 4×4 dhe 56 automjete të tjera 2×4. 

Këto në foton më poshtë janë specifikimet teknike të vendosura për 20 automjetet 4×4. 

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit

Specifikimet për automjetet 

Për dikë që nuk ka njohuri për industrinë automotive, përmasat e vendosura në dokumentat e tenderit ngjajnë thjesht disa numra të zakonshëm.

Por këto përmasa plotësohen vetëm nga lloj automjeti. Ai është Land Rover Defender, automjeti i cili në Shqipëri tregtohet ekskluzivisht nga kompania e familjes së kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako. 

Dhe meqë kryeministri e ka shumë qejf inteligjencën artificiale, kjo është përgjigja e saj kur pyet se cila nga Suv-et i plotëson kriteret e vendosura në tenderin për automjetet e policisë së shtetit. 

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit

Pergjigja e IA se cila suv i ploteson kriteret

“Land Rover Defender 110 (D300/D350 Diesel) është modeli që përmbush kërkesat për lartësi, gjerësi, distancë nga aksi i rrotave, lartësi nga toka dhe efikasitet të karburantit, ndërsa gjatësia e tij (4,758 mm) është brenda maksimumit tuaj prej 5,050 mm,” thotë inteligjenca për kriteret e vendosura në tenderin e një vendi që sipas kryeministrit ja kalon Gjermanisë dhe Suedisë për ndërshmëri. 

Qepja e kostumit në tenderin për automjetet e policisë së shtetit është aq flagrante saqë distanca mes akseve kërkohet minimalisht 3000 mm, kurse gjatësia totale e mjetit kërkohet maksimalisht 5050 mm. 

Nuk dihet nëse specifikimet teknike të tenderit i ka hartuar vetë policia e shtetit apo Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Por ky kostum është një vepër penale në flagrancë se si hajdutët e Rilindjes vjedhin tenderat. Tani mjafton vetëm që prokuroria të sekuestrojë dokumentat e tenderit dhe të çojë autorët para ligjit.

Pogaj i jep tendera burrit të saj, skema korruptive 5D që sfidon SPAK-un

Krahas skemës klasike të diktimit të tenderave për kompanitë klienteliste në këmbim të 20-30 % të vlerës, Arlinda Pogaj po aplikon edhe skemën e tipit 5D, duke firmosur tendera për vete, përmes një kompanie me pronar faktik bashkëshortin e saj, por në letra në emrin e një prestanome.

"Grupi kriminal i Arlinda Pogajt, rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit
(Edigen Pogaj)

Bëhet fjalë për kompaninë Ouen shpk me pronar në letra Mehmet Hilaj. Evidenca dhe rrethana faktike tregojnë se Hilaj është prestanome i Edigen Pogajt, i cili i finalizon pazaret me tendera në dy lokacione të Tiranë, pranë qendrës dhe në Rrugën Myslym Shyri, ku edhe është vëzhguar dhe monitoruar nga agjentë të organeve ligjzbatuese. Letrat e tenderave, si të kompanisë Shpresa AL shpk, ashtu edhe të kompanisë Ouen shpk, i kopsit Edigen Pogaj.

Arlinda Pogaj nuk firmos tendera drejtëpërdrejt për kompaninë Shpresa al, pasi pranë saj punon bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj. Zonja Pogaj firmos tendera për kompaninë Ouen shpk, pas të cilës kamuflohet bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj. Ky i fundit, përmes një numri telefoni të huaj, u telefonon, cakton takime dhe bën pazare për tendera me disa pronarë kompanish, të cilët marrin me paracaktim tendera nga OBP. Në vijim do të publikojmë mesazhe, telefonata dhe biseda të Edigen Pogajt me disa prej biznesmenëve, të cilët kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara me në krye Arlinda Pogaj, personazhin kyç brenda OBP që manipulon procedurat tenderuese si dhe një lidhje të hershme korruptive në Ministrinë e Brendshme.

Florjan Muha i Inerti skemë korrupsioni me Arlinda Pogajn e OBP me tendera

Bashkëpronari dhe administratori i kompanisë Inerti shpk Florjan Muha përfaqëson një nga linjat e administratores së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara Alrinda Pogaj për korrupsionin me tendera. Pazaret me tendera finalizohen nga bashkëshorti i Arlinda Pogajt, Edigen Pogaj dhe biznesmeni Florjan Muha, i skeduar për korruptimin e disa përfaqësuesve të autoriteve publike. Sipas disa sinjalizimeve, Muha i jep Edigen Pogajt cash 20-30 % të vlerës së tenderit, ndërsa Arlinda Pogaj firmos tenderin për kompaninë Inerti të Muhos./ Marrë me të njëjtin titull nga "Prapaskena"

EMISIONET