Një tjetër mjek humb betejën me covid-19

IlirjanDraçi, mjeku dhe drejtuesi i Poliklinikës nr1 në Tiranë është ndarë nga jeta. Vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha lajmin e hidhur përmes një njoftimi në facebook.

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.
U prehsh në paqe dr. Draçi

Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë”

Lexo dhe:

Me Covid- 19 edhe shefja e Epidemiologjisë Shkodër