Maliqi: Mos e prishni protestën! Largoni Ramën si të keqen e vendit! Larg thirrjeve “Berisha në burg”!

Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, i bën apel protestuesve që të heqin dorë nga thirrje “Berisha në burg”.

MESAZHI I LEFTER MALIQI

Mos e prishni protestën! Rrëzoni qeverinë, largoni Ramën si të keqen e vendit!

Larg thirrjeve “Berisha në burg”! Kush ju mëson, kush ju nxit dhe pse po humbni thelbin, bukurinë dhe qëllimin e këtij uragani popullor?

Berisha e bëri burgun politik nga Rama, Kim dhe Sorosi, ndërsa Departamenti i Shtetit Amerikan ia hoqi non grata-n për interesin kombëtar. Këtë duhet ta kuptoni!

Largoni Ramën, kërkoni qeveri teknike, ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhje të lira. Mos gaboni! Rama nuk ikën, por ju lodh derisa të tërhiqeni. Atij i intereson që njerëzit që fut në protestë t’ju shpërqendrojnë dhe të merreni me opozitën.

Berisha u bëri thirrje opozitarëve dhe ata janë bashkë me ju në shesh. Do të hyni në histori nëse i qëndroni qëllimit për largimin e Ramës, si përgjegjësi kryesor për krimin, bandat, oligarkët, shpopullimin, skandalet, varfërinë, pasigurinë, dështimin e arsimit, shëndetësisë, vjedhjet dhe babëzinë.

Rama, jep dorëheqjen! Pa rininë s’ka Shqipëri! Poshtë qeveria dhe parlamenti i krimit! Qeveri teknike, zgjedhje të lira! Mos bini pre e skenarëve që duan dështimin e këtij manifesti madhështor!

Këto janë thirrjet dhe motivet e kësaj shprese që lindi, të këtij uragani popullor që do të mbetet në histori me largimin e narkoshtetit. Rroftë Rinia dhe populli shqiptar

EMISIONET