BBC: Programi bërthamor i Iranit: Si u thelluan përplasjet me SHBA-në dhe Izraelin

Programi bërthamor i Iranit ka qenë në qendër të negociatave diplomatike, sanksioneve dhe inspektimeve ndërkombëtare për dekada me radhë, sipas BBC.
Teherani ka këmbëngulur se programi i tij është paqësor, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli e kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë, duke akuzuar Iranin për përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka justifikuar sulmet e përbashkëta SHBA–Izrael ndaj Iranit në fund të shkurtit të këtij viti, me programin bërthamor te Iranit.
Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Irani kishte kufizuar pasurimin e uraniumit në 3,67%, një nivel i përdorshëm për karburantin e centraleve bërthamore civile.
Megjithatë, uraniumi i përdorshëm për armë kërkon një pasurim prej rreth 90%.
Situata ndryshoi pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, duke bërë që Irani të rrisë gradualisht nivelin e pasurimit të uraniumit.
Deri në qershor të vitit të kaluar, Irani kishte arritur një pasurim deri në 60% dhe kishte grumbulluar rreth 400 kilogram uranium të pasuruar, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).
IAEA-ja raportoi gjithashtu, se kishte kryer një inspektim “rutinë” në centralin e Bushehr-it, pori i ishte mohuar aksesi për gati një vit, në disa objekte të tjera bërthamore iraniane.


