Trump pritet të ngjitet në podium gjatë finales së Botërorit, rikthehen polemikat

Trump pritet të ngjitet në podium gjatë finales së

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, pritet të jetë një nga figurat kryesore në ceremoninë e ndarjes së trofeut të Kupën e Botës më 19 korrik, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Sipas këtyre raportimeve, Trump do të ngjitet në podium së bashku me presidentin e FIFA, Gianni Infantino, për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut te skuadra fituese e Kupës së Botës.

Ky veprim pritet të rikthejë diskutimet që u shfaqën edhe një vit më parë gjatë Botërorit të Klube, kur Trump u shfaq në skenën e festimeve së bashku me lojtarët e Chelsea-t pas triumfit të tyre.

Pamjet e asaj ceremonie bënë xhiron e botës dhe shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik. Kritikët e presidentit amerikan e konsideruan praninë e tij në qendër të festimeve si tepër ndërhyrëse, duke argumentuar se vëmendja duhej t’u kushtohej plotësisht lojtarëve dhe stafit të ekipit fitues.

Marrëdhënia e afërt mes Trump dhe Infantinos është komentuar shpesh në media gjatë viteve të fundit, ndërsa të dy pritet të jenë sërish në qendër të vëmendjes në natën kur do të kurorëzohet kampioni i ri i botës.

Nëse prania e Trump në podium konfirmohet zyrtarisht, ceremonia e finales së Botërorit pritet të shoqërohet jo vetëm me emocionet sportive, por edhe me debatet që kanë ndjekur paraqitjet e tij në ngjarje të mëdha ndërkombëtare të futbollit.

EMISIONET