Tragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 m lartësi, vdes shoferi, 28 plagosen

Tragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 m

28 të plagosur dhe 1 viktimë është bilanci i tragjedisë së sotme në Kapri të Italisë.

Një autobus i linjës publike me pasagjerë ka dalë nga rruga e është rrëzuar nga një lartësi 5-6 metra.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit Marina Grande.

Viktima është shoferi i autobusit Emanuele Melilo, i martuar dhe me origjinë nga Napoli.

Ndër 28 personat e plagosur, dy janë në gjëndje të rëndë e janë transferuar me helikopter në spitalin e Napolit.

Ndër personat e aksidentuar, katër janë shtetas të huaj francezë e libanezë.

Në vendngjarje autoritetet e policisë italiane po kryejnë hetimet e rastit për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti.

Mendohet se një problem shëndetësor, ndoshta një infarkt i shoferit të autobusit, mund të ketë shkaktuar daljen e mjetit nga rruga e rrëzimin e tij.

Tragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 mTragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 m

Tragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 mTragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 mTragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 m

Tragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 mTragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 mTragjedi në Kapri/ Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga 6 m

 

EMISIONET