NATO MBËSHTETI UKRAINËN/ Rusia dënon vendimet, Rutte mesazh Putinit: Nxirr mësime nga ne

Rusia dënoi vendimet e samitit të NATO-s në Turqi, duke paralajmëruar se rritja e mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes së aleancës mund të çojnë në pasoja katastrofike. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i kërkoi Vladimir Putinit të nxjerrë mësime nga debatet e hapura brenda aleancës, duke i cilësuar ato si shenjë të forcës demokratike.

NATO MBËSHTETI UKRAINËN/ Rusia dënon vendimet, Rutte mesazh

Rusia kritikoi vendimet e NATO-s në një samit në Turqi, pasi aleanca njoftoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën dhe riafirmoi angazhimin e shteteve anëtare për mbrojtje kolektive, raporton Reuters.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se prioritetet e NATO-s nuk kanë ndryshuar: "militarizimi i kontinentit evropian, zhvillimi i aftësive mbrojtëse, përgatitja për një konflikt të armatosur me Rusinë dhe, natyrisht, ndihma për Ukrainën".

“Është për të ardhur keq, sepse nëse strategët e NATO-s do të ishin ndalur dhe menduar për një moment, ata mund të mos kishin marrë vendime kaq të papërgjegjshme që mund të çonin në katastrofë jo vetëm për aleancën, por për të gjithë botën”, tha Zakharova në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të ministrisë.

Në samit, shtetet e NATO-s u zotuan t'i ofrojnë Ukrainës 70 miliardë euro ndihmë ushtarake deri në vitin 2026.

Udhëheqësit e Aleancës riafirmuan gjithashtu “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj mbrojtjes kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të NATO-s. U njoftuan gjithashtu marrëveshje armësh me vlerë të paktën 50 miliardë dollarë.

Zakharova tha gjithashtu se tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë të NATO-s nuk janë zhdukur.

"Në këtë kontekst, amerikanët nuk e fshehin zhgënjimin e tyre me bllokun e Atlantikut të Veriut", shkroi ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një intervistë me Reuters se mosmarrëveshjet midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësve të tjerë të NATO-s tregojnë forcën demokratike të aleancës dhe duhet të shërbejnë si mësim për Presidentin rus, Vladimir Putin.

"Do t'i thoja Putinit: edhe ti duhet të kesh më shumë diskutime, hapur", tha sekretari I përgjithshëm I NATOS në mesazhin direkt për liderin e Kremlinit.

EMISIONET