FOTO/ Humbje e rëndë për Jennifer Grey! Nëna e aktores ndahet nga jeta vetëm një javë pasi mësoi se kishte kancer

FOTO/ Humbje e rëndë për Jennifer Grey! Nëna e aktores

Ylli i filmave Dirty Dancing dhe Ferris Bueller's Day Off, Jennifer Grey, ka prekur ndjekësit me një dedikim emocionues për nënën e saj, Jo Wilder, e cila ndërroi jetë më 4 korrik në moshën 94-vjeçare.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja zbuloi se nëna e saj kishte marrë diagnozën e kancerit në mushkëri vetëm një javë para se të ndahej nga jeta, por e përballoi lajmin me qetësi dhe dinjitet.

"Një javë më parë, ajo mësoi se kishte kancer në mushkëri. Besnike ndaj asaj që ishte, ajo zgjodhi hirin mbi frikën, duke kuptuar se largimi nga kjo botë me dinjitet është një nder, jo një tragjedi," shkroi Grey.

Aktorja e përshkroi nënën si një grua të talentuar, e cila në rininë e saj ishte një aktore premtuese në skenën e Nju Jorkut, por vendosi të linte mënjanë karrierën për t'iu përkushtuar familjes.

Jennifer Grey vlerësoi sakrificën e saj, duke theksuar se pikërisht falë këtij vendimi ajo dhe vëllai i saj patën një nënë të jashtëzakonshme.

Përveç rolit si nënë, Jo Wilder u angazhua gjatë gjithë jetës si aktiviste dhe u bë e njohur edhe për dyqanin e saj Wilder Place në Melrose, ku shpalosi pasionin dhe syrin e saj artistik.

FOTO/ Humbje e rëndë për Jennifer Grey! Nëna e aktores

Në fund të mesazhit prekës, Jennifer i dha lamtumirën me fjalë që emocionuan mijëra ndjekës:

"Të dua, mami. Faleminderit që më tregove se si t'i bëj të gjitha, madje edhe këtë, me hir."

Postimi i aktores është mbushur me mijëra mesazhe ngushëllimi nga fansat dhe kolegët, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë moment të dhimbshëm për familjen Grey.

EMISIONET