KINA VLERËSON SHKENCËTARËT! Pekini nderon studiuesit kryesorë për arritje në teknologji strategjike! Chen Liquan dhe Ben De marrin çmimet më të larta kombëtare

Kina ka shpallur fituesit e Çmimeve Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025, duke vlerësuar studiuesit që kanë dhënë kontribute në fusha strategjike për zhvillimin e vendit. Çmimet më të larta iu akorduan akademikëve për zhvillimin e baterive të litiumit dhe për teknologjitë e radarëve ajrorë, teksa presidenti Xi Jinping bëri thirrje për lidhjen më të ngushtë mes kërkimit shkencor dhe industrisë

KINA VLERËSON SHKENCËTARËT! Pekini nderon studiuesit

Në Pekin u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025, vlerësimet më prestigjioze të Kinës për komunitetin shkencor dhe teknologjik.

Akademiku Chen Liquan, i konsideruar themelues i sektorit të baterive të litiumit në Kinë, u nderua për kontributin e tij në zhvillimin e kësaj industrie, e cila sot renditet ndër më konkurrueset në botë.

Ndërsa akademiku Ben De mori çmimin për arritjet në zhvillimin e teknologjive kyçe të radarëve ajrorë me vargje fazore, duke forcuar kapacitetet e Kinës në sistemet e paralajmërimit të hershëm ajror dhe hapësinor.

Gjatë ceremonisë, presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e integrimit të inovacionit shkencor me zhvillimin industrial. Ai kërkoi përshpejtimin e shndërrimit të rezultateve kërkimore në fuqi reale prodhuese, forcimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe krijimin e një sistemi financiar që mbështet teknologjitë e reja.

Në këtë edicion të çmimeve u shpërndanë 51 Çmime Kombëtare të Shkencave Natyrore, 58 Çmime Kombëtare të Shpikjeve Teknologjike dhe 149 Çmime Kombëtare të Përparimit Shkencor dhe Teknologjik.

Nëntë ekspertë të huaj u nderuan gjithashtu me Çmimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik, për kontributet e tyre në kërkimin shkencor, transferimin e teknologjisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Sipas planit pesëvjeçar të zhvillimit për periudhën 2026–2030, Kina synon të përshpejtojë investimet në sektorët strategjikë, përfshirë Inteligjencën Artificiale, Energjinë e Re, Robotikën, Bio-mjekësinë, materialet e avancuara dhe industrinë e aviacionit e hapësirës.

Ceremonia e këtij viti vjen në një periudhë kur Kina po synon të rrisë pavarësinë teknologjike dhe të forcojë pozicionin e saj në konkurrencën globale për inovacion.

EMISIONET