"PAS GRUPEVE NIS SPEKTAKLI IM"/ Yamal: Në ndeshjet e mëdha jap versionin më të mirë
Në prag të sfidës mes Belgjikën, Lamin Jamal thotë se performancat e tij më të mira vijnë në momentet vendimtare, pasi pranon se faza e grupeve nuk është periudha ku arrin kulmin e formës. Talenti i Spanjës thekson se fitorja ndaj Portugalisë ka rritur ndjeshëm besimin e skuadrës për sfidat e radhës në Kupën e Botës. Jamal foli edhe për një përballje të mundshme ndaj Francës.

Lamine Yamal po përjeton një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke qenë një nga lojtarët më të përfolur të Spanjës në Kupën e Botës. Talenti i Barcelonës ka lënë gjurmën e tij në turne me golin e parë në një Botëror. Tashmë, në fazën me eliminim direkt, Yamal beson se presioni dhe ndeshjet e mëdha janë momenti ku ai arrin të japë versionin e tij më të mirë.
“Sa më shumë që afrohemi ndeshjeve më të mëdha, aq më mirë luaj zakonisht. Nuk kam qenë kurrë dikush që është në formën e tij më të mirë gjatë fazës së grupeve. Në fund të fundit, njerëzit i kujtojnë këto momente, që nga raundi i 16-të dhe tutje. Atëherë jam më i motivuar. E di që do të kem mundësi të provoj veten dhe shpresoj që Belgjika të jetë një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ekipin”.
Ylli katalanas pranoi se fitorja ndaj Portugalise ka rritur vetbesimin në skuadër.
“Fitorja na dha një rritje të madhe të vetëbesimit. Për mua, Portugalia ishte një nga fitoret më të mira në Kupën e Botës, kështu që eliminimi i tyre na jep shumë besim para Belgjikës. Por ne gjithashtu e dimë se çdo ndeshje është e ndryshme dhe ndeshjet e Kupës së Botës janë tepër konkurruese”.
Anësori i Barcelonës pranoi se mposhtja e portierit Kurtua do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Spanjës në ndeshjen ndaj Belgjikës. Talentis spanjoll foli edhe për gjysmëfinalen e mundshme ndaj Francës.
“Kemi kujtime të mira nga Franca dhe do të ishte shumë e veçantë për mua të luaja kundër Marokut. Gjëja e mirë është se janë dy ekipe të shkëlqyera dhe të nivelit të lartë. Me këdo që të përballemi, do të përpiqemi të fitojmë dhe të arrijmë në finale”.
Yamal foli edhe për mesin, ronaldon dhe Nejmar.
“Të gjithë e dinë kush është Messi, por askush nuk e priste që ai të luante në një nivel kaq të lartë. Jam shumë i lumtur për të. Jam i lumtur edhe për Neymarin dhe Cristianon. Ata kanë formësuar fëmijërinë e të gjithë atyre që luajnë tani. Çdo gjë e mirë që u ndodh atyre do të jetë e mirë edhe për mua”
Jamal shpreson që Julian Alvarez të transferohet te barcelona. Talenti spanjoll u shpreh se ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe se i përshtatet shumë mirë stilit të Barcelonës.

