Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (09- 10 Korrik 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Lindore, Balltiku dhe zonat përreth Alpeve do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell dhe temperatura të larta, ndërsa pasdite priten kalime vranësirash në zonat lindore me mundësi për reshje të pakta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatare mbi 55 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore do të mbetet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe i nxehtë, me vranësira të lehta pasdite në zonat lindore, por pa reshje.
Temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 36°C. Era do të fryjë deri në 40 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim deri në 2 ballë.

