Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 14:14

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në lagjen "15 Tetori", në Vlorë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikëse te cilët kanë mundësuar neutralizimin e flakëve dhe kanë vënë nën kontroll situatën.
Sipas informacioneve paraprake, një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi është djegur, teksa ka dyshime se mund të ketë qënë një zjarrëvënie e qëllimëshme. Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale në banesa.

