Zyrtare/ Albion Rrahmani bën hapin e madh në karrierë, transferohet te klubi i Serie A për 7.5 milionë euro

 Zyrtare/ Albion Rrahmani bën hapin e madh në karrierë,

Albion Rrahmani është zyrtarisht futbollist i Venezias. Klubi italian ka njoftuar transferimin e sulmuesit kosovar nga Sparta Praga, në një lëvizje që shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Rrahmani ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin italian, e cila do ta mbajë të lidhur me Venezian deri më 30 qershor 2029.

Në njoftimin zyrtar, Venezia ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar është pjesë e projektit të ri të klubit në Serie A, ndërsa mediat raportojnë se transferimi ka kushtuar rreth 7.5 milionë euro.

Pas firmës, Rrahmani ka shprehur entuziazmin për aventurën e re dhe ambiciet e tij me fanellën e klubit italian.

"Venecia është një klub me histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz për të ardhmen. Pas bisedave që patëm, mbeta shumë i impresionuar nga projekti dhe objektivat e klubit," u shpreh sulmuesi.

Ai shtoi se të luajë për një qytet me kaq shumë traditë dhe përballë tifozëve të apasionuar është një motivim i madh.

"Gjithmonë do të jap gjithçka nga vetja. Së bashku me shokët e ekipit do të luftojmë në çdo ndeshje për të arritur qëllimet tona dhe për t'u dhënë tifozëve arsye për të qenë krenarë," deklaroi Rrahmani.

Me këtë transferim, sulmuesi i Kosovës bëhet pjesë e një prej kampionateve më prestigjioze në Europë, duke synuar të lërë gjurmë në Serie A.

EMISIONET