Dy avionë ushtarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë, reagon presidenti Nauseda: Sjellje e pamatur dhe e rrezikshme

Dy avionë ushtarakë rusë shkelin hapësirën ajrore

Dy avionë ushtarakë rusë kanë shkelur të enjten pasdite hapësirën ajrore të Lituanisë, përpara se të largoheshin pas vetëm 18 sekondash, njoftuan autoritetet lituaneze.

Presidenti i vendit, Gitanas Nausėda, e cilësoi incidentin si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Lituanisë.

“Ky është edhe një shembull që konfirmon rëndësinë e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane”, theksoi ai në një deklaratë publike.

Nausėda bëri të ditur se Ministria e Jashtme e Lituanisë do të thërrasë përfaqësues të ambasadës ruse në Vilnius për të dorëzuar një notë proteste, duke dënuar “sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme” të palës ruse.

Sipas burimeve të sigurisë, avionë luftarakë të NATO-s që patrullojnë nga Polonia u ngritën menjëherë për të reaguar ndaj kërcënimit dhe për të siguruar hapësirën ajrore të aleancës në rajon.

EMISIONET