Britania ashpërson qëndrimin ndaj Rusisë/ Starmer: Paqja në Evropë nuk rikthehet pa ndalur luftën e Moskës

Britania ashpërson qëndrimin ndaj Rusisë/ Starmer: Paqja në

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmeve ruse në Lavrën Pechersk në Kiev, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e G7 që po mbahet në Evian të Francës.

Në një postim në rrjetin social X, Starmer i cilësoi sulmet si të papranueshme dhe tha se ngjarje të tilla tregojnë nevojën për masa të mëtejshme kundër Rusisë.

Ai bëri të ditur se Britania e Madhe po përgatit sanksione të reja që do të synojnë anije, fonde dhe individë që, sipas Londrës, ndihmojnë ekonominë ruse të luftës.

Starmer tha se qeveria britanike do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorëve të tij, me synimin për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Moskës dhe për të mbështetur rikthimin e paqes në Evropë.

Reagimi i kryeministrit britanik vjen në një kohë kur Londra po shqyrton një paketë të re sanksionesh kundër asaj që njihet si “flota në hije”, e përdorur nga Rusia për eksportin e naftës dhe gazit pavarësisht kufizimeve ndërkombëtare.

 

EMISIONET