Kuvendi i rikërkon Konkurrencës hetim për spitalet private, INSTAT ngarkohet me Censin e Bujqësisë

Kuvendi i rikërkon Konkurrencës hetim për spitalet private,

 Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës (AK) një hetim të thelluar për tregun e spitaleve private. Mësohet se, ky vendim vjen pavarësisht faktit se monitorimi i vitit të kaluar nuk konstatoi abuzime me çmimet, ndonëse është evidentuar fakti që një operator i vetëm zotëron pozitë dominuese në këtë sektor.

Krahas rezolutës për Autoritetin e Konkurrencës, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe projektrezolutën për INSTAT. Prioriteti kryesor i punës për këtë institucion gjatë këtij viti do të jetë realizimi me sukses i Censit të Bujqësisë, i cili pritet të hedhë dritë mbi gjendjen aktuale të sektorit bujqësor në vend.

Gjithashtu, një sërë detyrash janë lënë edhe për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në drejtim të digjitalizimit, të menaxhimit të krizave dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së. Tre projektrezolutat do të marrin miratimin edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale, për t’iu përcjellë më pas parlamentit.

EMISIONET