Selin dhe Gimbo i bëjnë të papriturën komshinjve, pamjet virale(Foto)

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë treguar edhe një herë se dinë të tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tyre, këtë herë me një situatë krejt të pazakontë.
Çifti i njohur ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e familjarëve, te vëllai i Selin, Onno, dhe partnerja e tij, Greta. Por nuk ka qenë darka ajo që ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale.
Teksa po largoheshin nga banesa, Selin dhe Gimbo vendosën të bëjnë një veprim që ka shkaktuar reagime dhe të qeshura mes ndjekësve.
Përmes një postimi në Instastory, Selin publikoi një fotografi ku ajo dhe Gimbo shihen duke mbajtur qese plehrash dhe shishe plastike në korridorin e pallatit.
Ajo shpjegoi me humor se nuk kishin marrë vetëm mbeturinat e familjarëve të tyre, por edhe ato të fqinjëve ngjitur.
“Sot për darkë ishim te Greta dhe Onno. Duke u larguar, i morëm edhe plehrat e fqinjëve ngjitur për t’ua hedhur. Nesër në mëngjes, kur të zgjohen, do të kenë një punë më pak”, shkroi Selin në postimin e saj.
Pavarësisht se ishte një situatë e thjeshtë e përditshme, veprimi i çiftit ka arritur të bëhet viral, duke sjellë komente pozitive dhe reagime argëtuese nga ndjekësit e tyre.

