Aksident në aksin Vlorë-Panaja/ Makina përplaset me motorin në rrethrrotullim, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Aksident në aksin Vlorë-Panaja/ Makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin “100 Vjetori” Vlorë–Panaja, pranë rrethrrotullimit të Panajas.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga Jakup Meleq është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Bernhard Liske. Përplasja ka ndodhur rreth orës 14:50.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

EMISIONET