Tirana kryeqyteti i zhurmave, ndotja akustike tej normave të lejuara

Tirana kryeqyteti i zhurmave, ndotja akustike tej normave të lejuara

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, thuajse në çdo rrugë, qytetarët janë të ekspozuara ndaj ndotjes së lartë akustike.

Është gati e pamundur të gjesh një vend të qetë e t`ju shpëtosh borive të makinave apo zhurmës që vjen prej kantiereve te ndërtimeve që kanë mbirë kudo në kryeqytet.

Ekspertët thonë se niveli i ndotjes akustike është i lartë dhe tej normave të lejuara sidomos pranë kryqëzimeve.

Gjoka: Janë kryqëzimet që ndodhen në perimetrin e sheshit "Skënderbej", sic është kryqëzimi që shkon në rrugën e Dibrës, kryqëzimi që shkon në bulevardin e parë, kryqëzimi i rrugës së Durrësit, ai i rrugës së Kavajës, tek Myslym Shyri, të cilët kanë tejkalim të standardit mbi 25 decibel, nga ai i lejuar 55 decibelëve.

Shkaku kryesor sipas Rodion Gjokës, Drejtuesit te Njesise se Mjedisit ne Co-Plan mbetet trafiku i rënduar.

Gjoka: Por edhe aktivitete të ndryshme të ndërtimit janë faktorët kryesorë që e shkaktojnë këtë problematikë.

Të rrethuara nga zhurmat janë edhe institucionet arsimore.

Gjoka: Kemi një listë më të paktën 8-9 institucione arsimore që ne e konsiderojmë si lista e kuqë që janë më tepër të afektuara nga tejkalimi i zhurmave, këtu mund të përmend shkollën "Sabaudin Gabrani" dhe "Vasil Shanton".

Shqetësimi për ndotjen e lartë akustike ngrihet edhe nga qytetarët, madje disa prej tyre shprehen të penduar që e kanë zhvendosur jetesën në kryeqytet.

"Gabimi jonë që erdhëm në Tiranë, zhurmë, pisllëk"

"Është çmenduri"

"Gjithandej ka shumë"

Zhurma thonë se i shoqëron deri në orët e vona. Sipas tyre përpjekjet e Bashkisë Tiranë për ta reduktuar nivelin e ndotjes janë thuajse zero.

"Reklama, mbjell pemë aty, thërret 20 vet, merr televizorin e vet dhe unë nuk shoh gjë"

"Këtu vetëm zhurmë dhe tym ka"

Për ekspertët e shëndetit, ekspozimi ndaj zhurmave ndikon negativisht në dy sisteme, dëgjimor dhe atë nervor.

EMISIONET