"Gjermania me 6 pikë në grup"/ Pogoni: Krahasimi me 2014 hap diskutime për nivelin aktual
Në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, i ftuar ishte Artan Pogoni, i cili u ndal te zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar, me fokus te ndërprerjet për hidratim dhe ecuria e Gjermanisë në kompeticionet aktuale.
Gjatë diskutimit u trajtua mënyra se si po ndryshon ritmi i lojës për shkak të “water breaks”, si dhe ndikimi që këto ndërprerje po sjellin në strukturën e ndeshjeve.
“Kemi parë shfaqje shumë të bukura nga tifozët. Ai break-u për hidratim, në fakt, është edhe marketing. Në 40 gradë trajnerët janë me xhaketa, dhe prapë vendosen këto pushime. Edhe kur bie shi, sërish bëhet break. Po shkon drejt volejbollit ose basketbollit.”-tha Pogoni.
Në pjesën e dytë të diskutimit u ndal edhe te Gjermania, ku u vlerësua ecuria e saj në fazën e grupeve dhe krahasimi me ekipin kampion të vitit 2014.
“Gjermania ka bërë detyrën deri tani, ka gjashtë pikë në grup, është normale. Kur shikon Gjermaninë e 2014, ishte një skuadër me diferenca shumë të mëdha në cilësi.”-tha ai.


