EMRI/ Ndodh në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive, shpëton bariu

EMRI/ Ndodh në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonat malore të Librazhdit, ku kushtet e motit janë përkeqësuar ndjeshëm, duke sjellë stuhi të forta dhe aktivitet intensiv elektrik.

Sipas burimeve lokale, gjatë stuhisë janë regjistruar dhjetëra goditje rrufesh në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Malësinë e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit, duke shkaktuar panik te banorët që ndodheshin në kullota dhe zona të hapura.

Ngjarja më dramatike ka ndodhur në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, në vendin e njohur si “Arrës”, ku një tufë dhish është goditur nga rrufeja. Si pasojë e shkarkesës së fuqishme elektrike, të gjitha bagëtitë kanë ngordhur në vend, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes së bariut.

Burime nga zona bëjnë me dije se pranë tufës, në momentin e goditjes, ndodhej edhe bariu S. Kurti. Fatmirësisht, ai ka arritur t’i mbijetojë shkarkesës elektrike, por është gjetur disa orë më vonë nga familjarët në gjendje të rënduar psikologjike dhe në gjendje shoku.

Pas ndihmës së marrë, mësohet se bariu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës e përshkruajnë stuhinë si një nga më të fuqishmet e viteve të fundit, ndërsa rrufetë kanë qenë të pandërprera për disa orë, duke rrezikuar jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e personave që ndodheshin në kullotat malore.

EMISIONET