Ndryshimi i FIFA-s me 48 skuadra/Mërgjyshi: Botërori shërbeu për politikë e komercialitet, por shtoi spektaklin dhe golat

Artan Mërgjyshi, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ka analizuar formulën e re të kampionatit me 48 skuadra, duke deklaruar se kjo periudhë i ka shërbyer më shumë politikave dhe komercialitetit të FIFA-s, ndonëse ka sjellë më shumë spektakël, atmosferë dhe thyerje rekordesh falë përballjeve me ekipet relativisht më të dobëta.

"Ishte i veçantë ky botëror, ishte hera e parë që organizohet me 48 skuadra dhe kjo periudhë më tepër ka shërbyer besoj për politikën e, e FIFAs, për komercialitetin, për angazhimin e shumë skuadrave

Po them që është një kampionat më i bukur përsa i përket golave, spektaklit, atmosferës.

Kjo ka ndihmuar dhe ato për thyerjen e rekordeve sepse edhe golat me skuadrat disi më të dobëta, relativisht më të dobëta, mund të shënosh dhe më shumë dhe më lehtë gola", u shpreh Artan Mërgjyshi.

 

EMISIONET