Hysa zbulon tre të preferuarat e Botërorit: Jam më tepër me Francën, ka potencial për të fituar!

E ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Kamela Hysa ka ndarë me publikun parashikimet dhe skuadrat e saj të zemrës për këtë kampionat, duke veçuar Francën si ekipin më efikas dhe me potencialin më të madh për të triumfuar.

"Kam tre të preferuara do të thoja, por që jam më tepër me Francën.

Gjithashtu edhe më bën më shumë krenare. Deri tani është skuadra që ka një strukturë shumë efikase, ka lojtarë shumë të shpejtë, po ashtu ka edhe lojtarë që janë domethënë të vullnetshëm siç është Mbappea dhe ka goxha potencial për, për të fituar. Dhe kemi parë që edhe më së shumti ka shkuar në, në finale.

Kemi pastaj edhe Anglinë, e cila në fakt do të doja që ta thyente atë presionin historik dhe që më në fund të, të fitonte dhe të merrte tashmë një kupë. Por, na zhgënjeu pak me këtë barazimin tashmë në fund, por e nisi mirë.

Nuk do ta lëshoja, mbetem besnike dhe e Anglisë. Dhe Spanja po ashtu ka një, ka një prezantim shumë të mirë deri më tani, sidomos me ndeshjen e fundit që ishte një fitore absolute 4 me 0 me Arabinë Saudite. Këto janë tre skuadrat që unë kam ndjekur me, me shumë vëmendje.", u shpreh Hysa.

EMISIONET