Dy fitore radhazi në Maqedoni/ Demi: 6 gola të shënuar dhe asnjë hap fals në testet miqësore
Në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, i ftuar ishte fizioterapisti Klajv Demi, i cili foli për grumbullimin e fundit të ekipit kuqezi dhe ndeshjet e zhvilluara në Maqedoni.
Demi u ndal te përgatitjet dhe ecuria e skuadrës gjatë këtyre ditëve, ku u regjistruan dy fitore radhazi.
“Këto tre ditë më mungoi studio e ‘Ora e Botërorit’. Patëm një grumbullim të mirë. Të dy ndeshjet ishin në Maqedoni. E para u fitua 4-1 nga kuqezinjtë, ndërsa e dyta u mbyll 2-0 sot.”-tha Demi.
Sipas tij, skuadra ka pasur një paraqitje të qëndrueshme dhe një ritëm të mirë pune gjatë grumbullimit.

