Real Madrid me mision të veçantë në SHBA për yllin 70 milionë eurosh

Real Madrid me mision të veçantë në SHBA për yllin 70

Përveç transferimit të emrave “big”, Real Madrid është gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja.

Objektivi i radhës i klubit madrilen është marokeni, Ayyoub Bouaddi, zbulimi i këtij Botërori deri tani.

“Real Madridi është shumë i interesuar për Ayyoub Bouaddi. Njerëz nga Real Madrid, përfshirë Juni Calafat (shefi i skautëve), ishin të pranishëm në ndeshjen Brazil kundër Marokut në New Jersey për ta vëzhguar nga afër.

Klubi madrilen do të vazhdojë të monitorojë situatën e 18-vjeçarit edhe në ndeshjet në vijim. Lille po kërkon të paktën 70 milionë euro për mesfushorin e talentuar”, zbulon Patrick Berger, reporter i Sky Sports.

Përveç Real Madridit, në garë për yllin e ri maroken janë edhe klubet e tjera të mëdha si Bayern Munich, Man. United, Chelsea, Man. City etj. Por, shifra 70 milionë euro e vendosur nga Lille është një pengesë jo e lehtë për t’u kapërcyer.

EMISIONET