"Po fshehin forcat!" / Halili zbulon prapaskenën: Pse Argjentina dhe Franca nuk po japin 100%-shin në Botëror

Erjon Halili, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ka komentuar ecurinë e skuadrave të mëdha në këtë kampionat me 48 kombëtare, duke theksuar se favoritët kryesorë si Argjentina dhe Franca ende nuk kanë ndezur motorët në maksimum për shkak të shortit të lehtë.

" Për herë të parë kemi një Botëror që shtohet me 50%, pra ekstra large, 16 skuadra më shumë sesa të tjerat. Skuadrat e mëdha prej të cilave pritej shumë, kanë pasur të gjitha grupe shumë komode, po të themi, dhe nuk kam parë asnjë skuadër të madhe që të jetë futur në atë maksimumin e vet.

Dhe Argjentina ka marrë maksimumin, po edhe Franca dhe Argjentina dhe çdo skuadër tjetër që mund të ketë marrë maksimumin, nuk e kam parë në atë angazhimin maksimal, ndoshta duke u kujdesur për të ruajtur energjitë edhe për t'i shmangur një dëmtimi të mundshëm për fazën me eliminim direkt", u shpeh Halili.

EMISIONET