Arrestohet në krevat, Gazmir Daci i dyshuari si autor i vrasjes së Valmir Kolaverit
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Bathore të Tiranës më 4 nëntor 2015.
Arrestimi i Elson (Gazmir) Dacit, (ne foto) 27 vjeç lindur dhe banues në Bathore është kryer rreth orës 23:30 të 22 dhjetorit 2015, në një hotel në autostradën Tiranë - Durrës.
"Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri, dhe plagosjes se Robert Kolaveri ndodhur në Bathore ne dt.04.11.2015"
informon policia e Tiranës. Forcat RENEA dhe policia morën pjesë në operacionin e arrestimit.
Personit të ndaluar, iu gjet edhe arma e tipit pistoletë TT me 9 fishekë, e cila dyshohet të jetë ajo me të cilën ai ka kryer krimin. Krimi ndodhi në një lokal në qendër të Bathores më 4 nëntor 2015. Ne foto: Elson Daci ne momentin e arrestimit.
/Oranews.tv/
