Zv.Presidenti i KE: Shteti i së drejtës parametri kryesor për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zv.Presidenti i KE: Shteti i së drejtës parametri kryesor për

Zëvendës president i Komisionit Europian për Marrëdhëniet, në një konferencë të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme në BE, Maroš Šefčovič, u shpreh se shteti i së drejtës është parametri kryesor për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, tha ndër të tjera se KE, po punon shumë në mënyrë që të dyja vendet të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare, brenda presidencës portugeze.

“Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues.

Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, deklaroi Šefčovič.

EMISIONET