Zjarri në Voskopojë nuk është shuar, era e fortë riaktivizon vatrat pranë “Antenave”

Zjarri i rënë në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar për shkak të erës së fortë.
Në terren po ndërhyjnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe vënien nën kontroll të situatës.
Ndërkohë, drejt zonës janë nisur edhe forca të tjera mbështetëse për të ndihmuar në operacionin e ndërhyrjes.
Monitorimi i zonës vijon, ndërsa autoritetet pritet të japin përditësime të reja për situatën dhe ecurinë e punës për shuarjen e zjarrit.

