TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit 'thyejnë' kordonin e sigurisë, qytetarët heqin gardhin metalik (VIDEO)
Është paralajmëruar protestë ditën e sotme para Kuvendit, pasi do të zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.
Që në mëngjes, protestuesit janë përballur me një kordon të zgjeruar sigurie të vendosur nga policia përreth zonës së Kuvendit, duke bllokuar kështu kryqëzimin në rrugën e Elbasanit dhe zonën përballë Parlamentit.
Megjithatë, kjo nuk i ka stepur qytetarët nga tubimi.
Një orë para nisjes së seancës, protestuesit kanë nisur përplasjet e para me efektivët e policisë, kanë tërhequr gardhin metalik dhe kanë “zaptuar” rrugën përpara godinës së Kuvendit.

