Vr*tet polici në Maliq, Fishta: Ky rast e bën dhe sindikatën të jetë më aktive për sigurinë dhe jetën
Ngjarjet e fundit që kanë tronditur radhët e Policisë së Shtetit kanë sjellë një reagim të fortë dhe emocional nga përfaqësuesit e sindikatës, pas rënies në detyrë të një tjetër punonjësi policie.
Numri i dëshmorëve të policisë po rritet në mënyrë alarmante, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e atyre që mbrojnë qytetarët në vijën e parë të frontit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Sadedin Fishta, Kryetari i sindikatës së policisë i cili u shpreh se këto ngjarje të rënda përbëjnë momentet më të vështira për Policinë e Shtetit, si në rrafshin njerëzor ashtu edhe atë organizativ. Përfaqësuesit e strukturave theksojnë se këto tragjedi shërbejnë si një moment reflektimi i thellë për rrezikun e lartë që mbart ky profesion. Pavarësisht kërcënimeve, efektivët vazhdojnë të tregojnë një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, duke dhënë edhe jetën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike përballë grupeve kriminale.
" Njëkohësisht edhe i shprehim edhe punonjësit të policisë tjetër, kolegëve tjetër të punonjësit dëshmor, i cili po përballet me rrezikun për jetën, i shprehim atij shërim sa më të shpejtë, të kthehet sa më shpejt në radhët e policisë, pranë kolegëve.
Kjo është edhe pjesa më e vështirë që kalon policia e shtetit, jo vetëm punonjësit por edhe si organizatë policie.
Në raste të tilla, janë raste të cilat e bëjnë policinë të reflektojë jo vetëm për profesionin e vet, i cili ka një rrezik të lartë, por reflekton edhe për detyrat që i ka ndërmarrë përsipër dhe që duhet t'i kryejë me përkushtim.
Dhe ky përkushtim tregohet qartë edhe tek performanca e policisë deri në vetëmohim, deri dhe në dhënien e jetës për të ruajtur rendin, sigurinë publike, për t'iu kundërpërgjigjur krimit dhe grupeve kriminale dhe individëve të inkriminuar.
Ky rast e bën edhe sindikatën të reflektojë që të jetë më aktive përsa i përket edhe sigurisë së jetës të punonjësve të policisë, sigurisë në punë, sepse jeta është gjëja më e çmuar. Jeta i përket edhe familjeve, i përket edhe shoqërisë, i përket jeta e punonjësit të policisë i përket të gjithëve. Dhe njëkohësisht edhe detyra duhet bërë dhe jeta duhet ruajtur.
Pra, krahas këtyre situatave, të cilat çdo strukturë e policisë duhet të nxjerrë konkluzione, duhet të jetë e qartë, e vetëdijshme për rrezikun, por njëkohësisht edhe për masat që do të marrë për të kryer detyrën dhe për t'i vendosur personat, individët apo grupet kriminale, për t'i vendosur para drejtësisë, për t'i ndëshkuar", u shpreh Fishta.
Ndiqni intervistën e plotë:

